Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me intelektualët e Tiranës, për të diskutuar në lidhje me problematikat e qytetit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh duke thënë se batërdinë në Tiranë e solli kryeministri Edi Rama, dhe e akuzoi se ka shkatërruar me ligj zonën e mbrojtur.
“U bënë ndërtimet socialiste, të cilat duhet pranuar, aspak të paraqitshme nga pikëpamja arkitekturore, por me urbanistikë rigoroze. Mes pallateve nuk ndërtoi kush. Ata erdhën me atë gjeometri.
Batërdia. Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë.
Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post