Ylli Dylgjeri, Drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Konceisioneve dhe PPP-ve është shkarkuar nga detyra me urdhër të Edi Ramës.
Lajmi konfirmohet nga vetë Dylgjeri duke thënë se Rama nuk mund të durojë t’i thumbojnë ministrin e tij të dashur.
“Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Kakën bëra dhe më pushuan. Kush e di çdo të ndodhte po të kisha dhjerë. Kakën e bëjnë të gjithë krahët politikë. Nuk e kuptoj pse unë jam i njëanshëm”., shprehet ai në rrjetet sociale.
“Më konfirmojnë se largimi i im nga puna është për humorin që unë bëj në faqen time të Facebook-ut me shoqërinë time. Do të vazhdoj të bëj humor sepse nëse i heqim këtij populli humorin i kemi hequr edhe të qeshurën”, u shpreh ai.
“Unë kam mbi 25 vjet që punoj në administratë”, thekson ai.
Diskutime rreth kësaj post