Sot në “Përputhen”, Shqipja deklaroi se Jasmina ishte bërë xheloze për të dhe Andin gjatë festës te Fafa. Ajo tha se po kërcente me konkurrentin, kur Jasmina i kishte lagur me shampanjë.
“Unë kam kërcyer shumë. Nuk kam pushuar asnjë moment. Fationi nuk donte të kërcënte, unë po kërceja me Andin. Skena e xhelozisë ishte që Jasmina në vend se të lagte Andin me shampanjë, më lagu mua. Ishte skenë e tmerrshme”, u shpreh Shqipja.
Pas deklaratës së saj nuk ka munguar një reagim nga Jasmina. Ajo ka lënë një koment në faqen zyrtare të “Përputhen”.
“Ça flisni o aman, s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë. Shampanja është hedhur për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”, ka shkruar ish-konkurrentja.
Më tej Jasmina ka publikuar në Instastory komentin e Locos mbi ngjarjen në fjalë.
“Hahahahhaha imagjino të përplasen dy makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë “aksidentin e shkaktova unë, se isha aty”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij, Shqipja ka marrë protagonizëm nga një histori që nuk ka lidhje me të.
Mendimin e Locos e ka mbështetur dhe Jasmina, e cila ka vijuar “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që su rri kot, kjo është përgjigjja më epike që mund të kishte”.
Diskutime rreth kësaj post