Në mungesë të Albana Vokshit, rolin e kameramanit në seancën e sotme parlamentare e ka marrë Belind Këlliçi.
Këlliçi me stikën e telefonit u përpoq të bënte regjinë duke filmuar fjalimin e Berishës në foltore.
Kjo situatë është ironizuar nga deputeti socialist Erion Braçe që e ka cilësuar atë “zarin e radhës” që do edhe Tiranën, pasi Këlliçi kandidon për Bashkinë e Tiranës.
“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Sali Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post