Vetëm 5 muaj i ka zgjatur arratisja, një 24-vjeçari nga Shkodra.
Bëhet fjalë për Mikel Doçin, i cili me 17 prill të këtij viti mundi të arratisej nga komisariati i policisë se Shkodrës.
Ai pasi ishte arrestuar, ishte dërguar në komisariat, por në këto ambiente, ai u përplas më punonjësit e policisë, duke u arratisur.
Por, ditën e sotme, policia ka arrestuar të riun, ku tani do të gjykohet edhe për arratisje.
NGJARJA
Kel Doçi u përlesh me policin dhe u arratis momentin kur po futej në dhomën e izolimit. Policia e Shkodrës ka nxjerrë fakte të reja mbi largimin e 24 – vjeçarit, që ishte shoqëruar në komisariat pas një përplasje me armë zjarri.
SHÇBA po heton mbi ngjarjen që ndodhi në policinë e Shkodrës. Nga sa mësohet, 24 – vjeçari u arrestua nga Forcat e rendit dhe ishte vendosur në dhomat e izolimit.
Pas disa orësh, oficeri i Krimeve kërkoi ta merrte në pyetje. Në ato momente, duke qenë se pjesa më e madhe e forcave të rendit ishin në aksion për arrestimin e dy personave tjerë të dyshuar, si autorë të ngjarjes së ndodhur ku pati edhe të shtëna me armë.
Por shumë punonjës të tjerë ishin në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia – Partizani dhe brenda ambienteve të komisariatit ishin shumë pak policë.
24 – vjeçari u dërgua në katin e tretë për t’u marrë në pyetje dhe ishte pa pranga në duar.
Oficerit i është dashur të marrë dikë tjetër në pyetje për një ngjarje më urgjente dhe urdhëroi ridërgimin e Doçajt në dhomën e izolimit. Gjatë kthimit, 24 – vjeçari është përplasur fizikisht me policin dhe ka mundur të ikë me vrap dhe pse i duheshin 300 metra për të dale nga rrethimi.
Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë rrethimin e zonës, por ka qenë e pa mundur gjetja e tij.
Diskutime rreth kësaj post