Brenda 10 ditëve, janë helmuar për herë të dytë nxënësit dhe stafi pedagogjik në gjimnazin “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit, pas problemeve me frymëmarrjen dhe djegie në lëkurë e sy.
Kjo që ka ndodhur në gjimnaz është një situatë e pazakontë, e përsëritur, që sipas policisë, fsheh pas veprimin e paprecedentë të një nxënësi problematik të kësaj shkolle.
Deta të reja janë mësuar lidhur me helmimin e përsëritur të ndodhur në shkollën Janaq Kilica në Fier. Mësohet se nxënësi i identifikuar si A.D i cili ka hedhur sprajin piper në ambientet e shkollës është identifikuar herën e parë, dhe pasi është pyetur ka deklaruar se e ka bërë për shaka. Ai ka përsëritur sot të njëjtën gjë duke shkaktuar një helmim në masë në radhën e nxënësve, ndërkohë që për të mësuar shkaqet e veprimit të tij, po heton Prokuroria e Fierit.
Diskutime rreth kësaj post