Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur akuzës së presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtij të fundit në emisionin “Log.” ku tha se Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin.
Basha, nga studioja e “Real Story” tha se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.
“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post