Për deputetin e Partisë Demokratike Saimir Korreshi e qeshura nga kolegët e opozitës dhe kryetarit Lulzim Basha gjatë fjalës së Kuvend ishte e qeshur nga batutat e tij dhe jo nga fjalimi i mbajtur. Korreshi tha se pas fjalimit ai ka folur edhe me Lulzim Bashën dhe kolegët e tjerë të cilët i kanë thënë se ajo e qeshur ishte “e dalë nga shpirti” një gjë që e kanë perceptuar edhe publiku.
“As nuk e kam dash me dit se çfarë kanë qeshur ata. Unë fjalimet e mia nuk i ridëgjoj. Në fillim mu duk se filloi të trajtohej si çështja e “Kërpëratës”, por pas ndryshoi kur filloi të përthithej mesazhi. Ata qeshën me batutat dhe jo me fjalimin. Unë kam folur disa herë edhe më kryetarin. Të gjithë kolegët folën dhe më thanë që ka qenë e qeshur nga shpirti. Edhe në komisione sa herë i shikoj më thotë të lutëm se mos na bën ndonjë batutë se jemi para kamerës. Edhe njerëzit e kanë perceptuar këtë gjë. Ata ka pritur mesazhin e lushnjarëve dhe nuk e kishin gjetur tek asnjë deputet”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post