Mbrëmjen e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se regjisorja Vera Grabocka kishte bërë aksident dhe ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi kishte thyer këmbën.
U tha gjithashtu se Vera nuk ka mundur të ishte e pranishme gjatë provave të “Dance with me” për disa ditë.
Por këto lajme siç duket nuk kanë qenë të vërteta pasi regjisorja është shëndoshë e mirë.
“Revista Class” bën të ditur se Vera Grabocka ka pësuar thjesht një incident të vogël në kavilje gjatë stërvitjes që bën për të mbajtur trupin në formë.
Madje ky incident nuk ka ndikuar aspak tek regjisorja pasi ajo ka vazhduar punën normalisht.
Diskutime rreth kësaj post