I zoti i banesës kishte vdekur dy vite më parë, por dikush vijonte ta përdorte, mesa duket edhe për aktivitete të paligjshme.
Një ditë më parë, efektivët e seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, gjatë një kontrolli në një banesë gjetën një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis, bën me dije Policia. Sipas të njëjtave burime, banesa ishte në pronësi të Z.H., i cili ka vdekur para 2 vjetësh.
Dyshimet e Policisë janë se banesa përdorej si bazë e një grupi që trafikon drogë. Ndërkohë, materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme dhe po punohet nga autoritet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post