Artisti i njohur Elton Deda, ka rrëfyer vitet e vështira të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha gjatë një emisioni në RTSH se në vitet e para nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të mbajtur familjen.
Më pas ai zbuloi se bëri një shkollë për IT, dhe zuri një vend pune në këtë fushë ku punoi për katër vite, i shkëputur totalisht nga muzika.
“Kryesisht vitet e para për sa kam qenë pa letra, emigracioni është gjithmomë i dhimbshëm. Është një proces shumë i gjatë psikologjik. Vitet e para punova me muzikë. Pastaj ra ekonomia dhe nuk po kishte shumë punë për muzikantë.
I thashë vetes time do bësh një gjë t’i krijosh familjes tënde të ardhura që djali të rritet për së mbari. Bëra shkollë për IT dhe pastaj gjeta punë, kam punuar për katër vjet. Kisha një rrogë shumë të mirë”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post