Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i vënë në qendër të akuzave të opozitës për konçesionet dhe tenderat në sektorin që drejton, deklaroi se partneriteti publik-privat është një formë mjaft e suksesshme.
Këtë deklaratë ai e dha nga qyteti i Shkodrës ku ishte i pranishëm në spitalin e këtij qyteti, për të përuruar rezonancën magnetike në repartin e imazherisë.
Beqaj tha gjatë fjalës së tij se rasti tipik i suksesit të konçesioneve është edhe spitali i Shkodrës.
Rezonanca do ti shërbejë edhe qytetarëve të Lezhës dhe Kukësit.
Sipas ministrit, deri tani janë investuar 5 milionë dollarë në spitalin rajonal të Shkodrës, të cilat sipas tij e bëjnë ndër qendrat kryesore të veriut.
Diskutime rreth kësaj post