Karim Benzema mbyll vitin me Real Madrid. Sulmuesi francez nuk është grumbulluar për sfidën e fundit, atë kundër Cadiz dhe sipas mediave spanjolle, Benzema zgjodhi të kursehet në vigjilje të Botërorit. Ndryshe nga mediat, Carlo Ancelotti, ka një tjetër version, sipas teknikut italian, Benzema nuk ia ka dalë dhe është i pari që është mërzitur për këtë:
“Do te jetë ndeshja e fundit e vitit, dëshirojmë ta mbyllim në mënyrë më të mirë të mundshme. Benzema? Nuk jam i shqetësuar, ai është personi i parë që u mërzit. Nuk ka asnjë problem me Benzema, ai është i shqetësuar në të njëjtën kohë pasi nuk shkon në Botëror në kushte optimale.
Çfarë duhet të përmirësojmë? Humbja e fundit kundër Leipzig na bezdisi, ndërsa pjesa tjetër është ok. E mbyllëm të parët në Champions, edhe pa Benzema e Courtois. Nuk dua justifikime, dua të lëmë pas javët e fundit dhe ta mbyllim me fitore”, theksoi Ancelotti përpara ndeshjes me Cadiz.
Diskutime rreth kësaj post