Janë zbardhur mesazhet e kryeministrit Edi Rama për socialistët sot në Asamblenë e PS-së. BalkanWeb ka siguruar mesazhin e Ramës drejtuar kryebashkiakëve, por edhe deputetëve socialistë, duke vendosur kështu pikat mbi ‘i’.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare”, tha ai.
Mes të tjerash Rama përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.
Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.
Diskutime rreth kësaj post