Si ta nxisni energjinë e mirë financiare? Mësuesit lindorë këshillojnë që ta zgjidhni kuletën me ngjyrë të duhur për ju.
Nëse dëshironi që ta nxisni energjinë pozitive si në jetën tuaj ashtu edhe në aspektin financiar, ju rekomandojmë që të blini kuletë me njërën nga pesë ngjyrat e ‘Feng Shu’-it.
Nuk është me rëndësi se a ju pëlqen më shumë kuleta me ngjyrë të gjelbër apo të zezë, por duhet që ta bëni kontrollin në vijim. Vërtetojeni elementin që e keni marrë me rastin e lindjes, ai që karakterizon shenjën tuaj në horoskopin kinez
(Për shembull: Vitin 2017 e mbizotëron shenja e Dhisë së drunjtë dhe për të gjithë të lindurit në këtë vit elementi kryesor është Druri).
KULETA E KUQE
KULETA ME NGJYRË TË KALTËR TË ERRËT
E kaltra është ngjyrë e elementit ujor dhe simbol i begatisë dhe është zgjedhje shumë e mirë për kuletë. Megjithatë, duhet të keni kujdes dhe të mendoni mirë se a përshtatet me energjinë tuaj. Për shembull: nëse element i juaji është Zjarri ose Metali, e kaltra nuk është zgjedhje e mirë. Nëse elementi juaj është Druri ose Uji, në atë rast kuleta e kaltër është e duhura për ju.
KULETA E ZEZË
Ngjyra e zezë gjithashtu lidhet me elementet ujore, e kështu sipas horoskopi kinez është zgjedhje e duhur për persona të lindur në elementin e Drurit ose Ujit.
KULETA E KAFENJTË
Pas të zezës, e kafenjta është një ndër ngjyrat më të popullarizuara për kuletë falë teksturave të mrekullueshme dhe modeleve nga lëkura. E kafenjta është element tokësor, pra nuk është zgjedhje e mirë për persona të lindur në shenjë të Zjarrit ose Ujit. Por, për personat e lindur në shenjë të Tokës ose Metalit ajo sjell pasuri.
KULETA E GJELBËR
E gjelbra është një element tokësor që është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse dëshironi një fillim të ri pa marrë parasysh se çfarë ka qenë e kaluara. Është një zgjedhje e mirë për persona të lindur në shenjë të Drurit dhe Zjarrit.
Diskutime rreth kësaj post