Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i ‘BBV Albania’ në pocastin e radhës me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës Benet Becin, tha se për herë të parë qytetarët shkodranë votuan me tru dhe jo me zemër.
Kjo pasi për herë të parë pas 32 vitesh në Shkodër, u zgjodh një kryetar bashkie nga radhët e Partisë Socialiste.
Pjesë nga biseda:
Kryeministri Edi Rama: Benet, Luizi nuk paska parë Big Brother përveç Grande Fratello kur ka qenë i vogël dhe ka studiuar para se të hyrë aty, domethënë është futur në rol dhe çoroditi gjithë dynjanë që kanë kujtuar se ky është ai po në fakt ky është dikush tjetër. Në rastin tënd, ti e kishe parë ndonjëherë në ëndrrën tënde më entuziaste që një ditë mund të ishe kryetari i bashkisë së Shkodrës?
Benet Beci: “Jo, nuk e kisha parë në fakt, por është e vërteta është që gjithë kohën, ju e dini, puna që kam bërë unë ka qenë që ne punonim me kryetarët e bashkive që investoheshin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ajo që shikoja se çfarë bënim gjithë kohën ka qenë gjithmonë një refleksion pas saj “Po si i bëhet që të bëhet dhe në Shkodër?
Kjo është në fakt një ndjesi që çdo njeri e ka, kur ti shikon që po bëhet dhe në gjithë skemat e mendimit tim, kur ne bënim këtë punë nëpër Shqipëri bashkë edhe më parë, ka qenë gjithmonë, “Po mirë, kush është skema dhe si mund të arrijë një ditë që atë që po bëhet gjithkund, të bëhet në Shkodër?” Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër.
Kështu që, nuk e di, mendoj se, nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë, por është një kohë e gjatë e refleksionit dhe mendimit për të ardhur tek kjo punë pa e menduar se do vinte kështu, por unë mendoj shumë që ishte i domosdoshëm për të ardhmen”.
Luiz Ejlli: “Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo”?
Diskutime rreth kësaj post