Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjlaës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur se qeveria shqiptare bën kontrabandë nafte me Libinë. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se kryeministri i ndan qeratë publike si indulgjenca, ia jep atyre që do.
Ai akuzoi ministren Olta Xhaçka se ka marrë ilegalisht resort 5 milionë euro në bregdet dhe gjithashtu sulmoi Eduard Shalsin për amendamentin e tij për heqjen e taksës për qumshtin pluhur.
“Ju ishit nën ujë dhe mbeteni nën ujë nga korrupsioni. Ju vidhni qeratë jo për fermerët, por për veten tuaj. Zhdukët me mijëra lopë rrace në Shqipëri. Fermerët e Myzeqesë dhe të Korçës në kolaps total. Ka krim më të madh se ky për fermerët shqiptarë. Po të mendonit për fermerin shqiptarë, nuk miratonit amendamentin për qumështin pluhur pa taksë.
KLSH ka konstatuar një dëm prej 138 miliardë lekë. 88 miliardë nga këto janë paligjshmëri ligjore. Kjo është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Kjo shprehet me naftën kontrabandë që bën qeveria. Shqipëria konsumoi 720 mijë tonë naftë. Po sot sa e ka konsumin e naftës sipas zyrtarëve? E ka rreth 500 mijë tonë. Por çfarë ndodh me 200 mijë tonë? Kosova e ka më të lartë se Shqipëria. E vjedh qeveria. Kontrabandë nafte kush tjetër veç qeverisë nuk mund të bëjë.
Janë kapur gjemitë që vijnë nga Libia. Po kontejerët që vijnë nga Kina? Fshehin gjithçka dhe janë një vjedhje që nga koha e Elizës e deri më sot. Po marrim qeratë, Rama i ndan ato si indulgjencat, kujt ti teket. Ka marrë kjo Olta Xhaçka resortin 5 milionë euro në bregdet. A erdhi me helikopter apo me çfarë erdhi kjo Ballukja? Shalsi na sjell amendament personal që të hiqet taksa e qumshtit pluhur. Çfarë do të thotë kjo? Të theren lopët”, është shprehur Berisha.
Diskutime rreth kësaj post