Pak minuta më parë një ngjarje shokuese ka ndodhur në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet, ku djali ka tentuar të hedhë babin e tij nga ballkoni.
Florjan Rica 37 vjeç, e ka dëmtuar me sende të forta babain e tij në kokë dhe më pas ka tentuar ta hedhë nga ballkoni.
Bëhet me dije se babai Mëhill Rica ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë në kokë dhe në trup.Ngjarja tragjike është parandaluar nga familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar babain.
Dyshohet se 37- vjeçari është me probleme mendore.
Diskutime rreth kësaj post