Denar Biba, kryetari i KQZ, i ka dhënë fund me një status një historie që kishte bërë shumëkënd të mendonte se partia e Ben Blushit po pengohej politikisht. Në statusin e tij zoti Biba hedh dritë mbi të vërtetën e ankeses se tejzgjatur të Blushit për regjistrimin e Listës së Barabartë. Del qartë nga shpjegimi i kryetarit të KQZ së edhe ne këtë rast Ben Blushi ka shpikur nje histori të paqenë për të bërë publicitet për veten! Mesa duket nuk e kanë edhe aq gabim ata që në PS flasin hapur për faktin se kryetari i Librave ka një problem shumë serioz me të vertetën dhe i tregon gjërat sipas interesit të tij. Lexoni me poshtë statusin e kryetarit të KQZ Denar Biba. Për të qeshur dhe për të qarë që opozita parimore e Ben Blushit është thjeshtë një fiction për interesat personale të deputetit socialist që për “një plesh djeg jorganin”!
Statusi në Fecebook i Denar Bibës, kryetarit të KQZ-së:
“Jam i mahnitur nga kembengulja e Ben Blushit per te luajtur deri ne fund rolin e viktimes se KQZ! Nuk e di a eshte zoti Blushi i vetedijshem se nuk po shkruan nje liber ku mund t’i leshoje frerin fantazise se tij, por deklarata ku vetem genjen dhe fyen nje institucion qe nuk i ka asnje borxh. Sot, i lartpermenduri ka publikuar nje status ku pretendon se ka fituar gjyqin me KQZ, e cila “nuk paska pranuar ta regjistroje”!!!Nderkohe, e verteta eshte se partia e tij “Libra” eshte regjistruar e para ne KQZ dhe kjo provohet lehtesisht nga dokumentacioni zyrtar. Zoti Blushi e mbyll statusin e sotem duke shkruar: “Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit…Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike”. Ne kete pike ndaj me zoterine perfundimin se i gjithe tregimi i tij per raportin e partise se tij me KQZ, nuk ka as baze ligjore, as politike por psiqike. Krijim i mirefillte dhe pa konsideraten me te vogel per publikun lexues!”
Diskutime rreth kësaj post