Deputeti Ben Blushi duke folur nga foltorja e Parlamentit për decentralizimin e pushtetit vendor, tregoi një histori të vitit 2003, ku sipas tij, Edi Rama ishte kryetar bashkie ndërsa ministrja aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte prefekte e Tiranës.
“Më kujtohet një histori nga viti 2003-2004, midis Mimit dhe Edit, njëra ishte prefekte e Tiranës dhe tjetri kryetar bashkie. Ziheshin gjithë ditën për copa letrash. Më duhej të qetësoja një herë njërin, një herë tjetrin. E kam bërë këtë punë në fakt, se sot janë prapë bashkë dhe janë më të qetë.
Reagimi i Blushit erdhi ndërkohë që po diskutohet ligji për prefektët.
“Nuk e kuptova se për çfarë e ka sjellë qeveria në Parlament ligjin e ri për prefektët. Nuk i shton asnjë kompetencë, përkundrazi e pluhuros edhe më shumë se ç’është. Kam filluar t’i bëj një pyetje vetes sidomos pas miratimit të reformës territoriale: a duhet apo s’duhet më të ketë Shqipëria të ketë prefektë?
Edhe nga fjala e kuptoni që prefekt do të thotë para fakt, një njeri për të parakontrolluar përpara se aktet e bashkive të hyjnë në fuqi. Roli i tij ishte i rëndësishëm në kushtet kur ne kishim rreth 370 njësi.” tha Blushi
Diskutime rreth kësaj post