Gjatë fjalimit të tij, Blushi ka thënë se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët.
“Besoj se sot e di cili është vendimi më i rëndësishëm në jetën e njeriut, akti më i rëndësishëm është kurajo e tij për të vendosur. Njeriu fshIhet nga mendimet e veta dhe ushqehet me mendimet e veta.
Gjatë gjithë jetës së njeriut cilat janë vendimet më të drejta? Të guxosh është e drejtë, të kesh frikë është e padrejtë.
Disa kanë luftuar disa janë përpjekur për të tjerët, disa kanë ëndërruar, disa kanë dyshuar, të gjithë sot jemi këtu për të besuar.
Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet dhe do bëhet vetëm nga shqiptarët. Shqiptarët kanë detyrimin për ta bërë vendin e tyre, që të jetojnë në harmoni dhe paqe”, tha ai.
“Libra do të thotë liri, peshore dhe drejtësi për njerëzimin. Libra do të jetë shpresa e shtresës së mesme për të rritur cilësinë e jetës”, ka thënë Blushi.
Ish-deputeti socialist ka deklaruar se Libra do të ketë ngjyrën e Diellit, pasi e verdha, sipas tij, përfaqëson optimizmin dhe mençurinë.
“Shqipëria nuk meriton të drejtohet kaq keq. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë kaq të varfër dhe kaq të pashpresë”, u shpreh ai.
Në partinë e Blushit pritet që të jenë drejtues disa njerëz si Sazan Guri, Olti Curri dhe Sonila Meço.
Këta janë njerëzit me të cilët Blushi, siç thotë edhe vetë, do shpëtojë Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post