Ben Blushi është larguar nga Top Channel ditën e sotme, shkruan Vip Magazine. Nga sa mësohet ai u ka dërguar ditën e sotme një email gazetarëve ku u ka njoftuar largimin duke u përshëndetur me ta.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.
Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, thuhet në mesazhin e tij.
Ky largim vjen katër vite pas një drejtimi mjaft të suksesshëm në krye të Top Medias e cila e veçanërisht në dy vitet e fundit, kur ajo është rikthyer sërish në krye të televizioneve më të ndjekura në vend.
Ende nuk dihet kush do e zëvendësojë Blushin në këtë post, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky largim i tij ka të bëjë me një rikthim të mundshëm në politikë.
Diskutime rreth kësaj post