Drejtori i përgjithsëm i Top Channel Ben Blushi dhe gazetarja e njohur Sonila Meço, ish- drejtuese e Agon Channel, pronë e Francesko Becchetit, janë parë sot bashkë në Londër në “Four Seasons”, duke pirë kafe.
Sonila Meço është parë herë pas here kohët e fundit në Londër, ku takon ish- pronarin e saj, ndërsa u përfol shkuarja e saj në Top Channel, pas ikjes së Sokol Ballës.
E shumë zëra flasin se pas ndryshimeve në Top Channel qëndrojnë garanci financiare të Becchetit, por kjo nuk është ende e konfirmuar.
E vetmja indicie që të çon aty, është gazetarja Sonila Meço, e cila vazhdon të jetë në kontakte me ish- pronarin e saj dhe ka një premtim për të filluar në Top Channel në një kohë të dytë.
Beccheti ka pas shpresa të fitonte dy gjyqe të rëndësishme ndaj Shqipërisë, por ai ka humbur fazën e parë të tyre.
Kjo ndoshta mund të lëkundë planet e tij për biznese të tjera në Shqipëri, por jo në media, shkruan “TemA”.
Diskutime rreth kësaj post