Deklaratën e sotme të ministrit të jashtëm se Maqedonia e Veriut mund ta braktisë Open Balkan nëse një prej vendeve pjesëmarrëse, duke përmendur Kosovën, do të cënoheshin, gazetari dhe analisti Ben Andoni ka folur në një intervistë televizive ku thotë se e sheh më tepër si një deklaratë politike për të fituar pikë.
“Më duket më tepër një deklaratë politike për të fituar pikë nga populli shqiptar. Ju e dini që lidhja mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është jashtëzakonisht shumë e afërt.
Unë mendoj se deklarata e ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, më shumë mundohet të krijojë një artificë politike sesa realisht bën këtë për Kosovën.
Duhet të keni parasysh diçka që në kohën e embargos së Kosovës, ndaj Serbisë qoftë me qeverinë ariantine, qoftë pastaj me z. Kurti, Maqedonia e Veirut ka qenë vendi nga e cila vërshonin mallrat kontrabantë serbe drejt Kosovës.
Prandaj në këtë sens them se Kosova ka sfida shumë më të mëdha sesa kjo deklaratë që është më shumë deklaratë për të fituar pikë,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post