Analisti Ben Andoni i ka bërë një skaner situatës politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në kritika në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, analisti Andoni u shpreh se pavarësisht “luftës” së madhe që ndërmori pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, sipas tij, Partia Demorkatike sot që flasim ka bërë “armë pushim” me socialistët dhe ka harrur “masakrën zgjedhore”.
“Nuk ka më “masakër zgjedhore”! Nuk ka më hajdutë socialistë! Nuk ka më aksion politik deri në shporrjen e Ramës! U harrua depolitizimi i administratës zgjedhore. Raporti i PD-së për zgjedhjet u hodh poshtë nga vetë njerëzit e saj. Nuk ka më vaksina?! Askush nuk e ndih Shqipërinë!? Nuk ka përgatitje për mbrojtje nga zjarret?! Në vend të të gjithave pyetjeve dhe konstatimeve bëra zakonisht flu prej saj, opozita po pushon e qetë, ashtu si zakonisht duhet të ndodhë në Gusht, kurse tek-tuk me ndonjë status në rrjetet sociale po “e dërrmon” Ramën”, shkruan ai.
Më tej analisti Andoni e cilësoi Partinë Socialiste si parti të propagandës.
“Shoqëria është me sytë nga politikanët e saj. Në të ardhmen e afërt, pesha në jetën e vendit dhe konsumimi i Partisë Socialiste mund t’i japin dënim të madh kësaj force politike nëse nuk del nga klishetë e lodhshme të propagandës”, deklaroi ai.
Ndërkohë, duke u ndalur tek vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, analisti Andoni theksoi se Basha po mban standard të dyfishtë, referuar rastit “Doshi” që PD nuk e donte në Parlament.
“Alibia e Bashës për zgjedhjet, për hyrjen në parlament, shikimin me kute të ndryshme për çështjet Non-grata të Berishës dhe Doshit, nguti për ndryshimet në Kuvendin kombëtar me ndryshime të dala thjesht nga grupi “Basha”, e kanë kthyer PD-në, këtë forcë politike dikur aq potente, në një kopje të zbehtë të opozitarizmit mbi të cilën Rama po ngre i qetë pushtetin e tij pakufi”, nënvizoi analisti Ben Andoni.
Diskutime rreth kësaj post