Ministrja e re e Instrastrukturës ka ardhur me “shpatë” në krye të këtij institucioni duke shkarkuar deri më tani dy super drejtora të kohës së Gjiknurit, ndërsa “prerja e kokave” vazhdon.
Mësohet se drejtori i radhës që do të ikë është ai i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj, të cilit Balluku i ka kërkuar dorëheqjen.
Më parë, nga drejtimi kishin ikur kreu i OST Klodian Gradeci si edhe kreu iu ARRSH Afrim Qendro.
Të dy këta ishin përfshirë në skandalin me kompaninë fantazëm DH Albania duke i dhënë asaj dy tenderë me vlerë totale 30 milion euro.
Wshtë paralajmëruar gjithashtu edhe shkarkimi i drejtorit të OSHEE-së, Ardian Ccela. /albeu
Diskutime rreth kësaj post