Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar pas akuzave të PD-së për portin e ri të Durrësit, Ministrja shprehet se “po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013.”
Një koment ajo ka patur dhe për protestën e paralajmëruar nga opozita, në ditën kur do të zhvillohet dhe samiti i BE-së teksa shprehet se “Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë”.
REAGIMI I PLOTË:
“Shqipëria drejt Evropës, antishqiptaria në aksion. Kushdo që mund të ketë pasur qoftë edhe një fije dyshimi mbi veprimet e “non gratave”, në gjithë aktivitetin e tyre politik, tashmë e ka përpara syve provën e pakundërshtueshme të synimeve dhe qendrimeve antieuropiane. Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.
Është një histori që ka nisur me grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive të këtij vendi kur ishin në qeverisje, siç është rasti i 5 HEC-eve shumë të rëndësishme për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që i falën për vlerën e TVSH. Pasojat e kësaj grabitjeje po i ndiejmë aq shumë në kushtet e krizës globale të energjisë. Sivëllezërit e rublave mbeten të njëjtë në synimet dhe aksionin e tyre për të goditur Shqipërinë dhe gjithë botën e vlerave demokratike perëndimore.
Po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013. Dhe sot po tenton të ngrihet nga varri politik dhe një herë për të shkatërruar këtë vend.
Po fati i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët është se nuk ka më fuqi rublash që mund t’i ngrejë nga varri politik këta lloj monstrash. Ata janë të destinuar të mbeten në faqet më të errëta të historise së këtij vendi dhe aspiratave më të mira të tij për t’u integruar në familjen europiane”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post