Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se në Kuvendin Kombëtar të PD do të duhej të kishte një garë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Sipas Këlliçit në PD ende nuk është bërë një analizë për rezultatet që kanë marrë përfaqësuesit politikën qarqe në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Kreu i FRPD tha se PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare nga zhvillimet e fundit brenda saj.
“Kuvendi Kombëtar i shërben më shumë z. Basha. Ai duhet ta kishte thirrur dhe atë arsyetim në Parlament duhet ta kishte bërë dhe në Kuvendin Kombëtar. Mos të bëjmë sikur kriza nuk ekziston dhe që rrezikon çarjen përfundimtare të PD”, tha Këlliçi.
Ai shto se mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar ka qenë fiktive pasi është folur për sukses në një kohë kur PD sapo kishte humbur zgjedhjet parlamentare.
“Basha dhe Berisha duhet të paraqisnin platformat dhe të ketë një përplasje mendimesh. Nëse Basha merr qoftë dhe një votë më shumë do të ndjek siglën e tij. U fol për sukses në një kohë kur kishim humbur. Edhe unë kam pjesën e fajit sepse nuk kam folur në momentin e duhur. Vjen një moment dhe duhet të themi disa të vërteta pasi rrezikohet opozita e vërtetë”, përfundoi Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post