Deputeti Belind Këlliçi ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën e tij të punës në FRPD.
Postimi i Këlliçit:
“Për cilindo që vë merak për ndjenjat e mia amerikane dhe që rreket të ngulë vend e pavend flamurin amerikan për kredenciale dhe mburojë politike, e përshëndes bashkë me tim vëlla Redin, shtetas amerikan dhe shqiptar njëkohësisht. Të dy kemi studiuar në SHBA, ndërsa Redi vijon të ushtrojë atje profesionin e avokatit.
Sapo depozituam një kallëzim shtesë në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën time të punës në FRPD, ku ndër të tjera janë vjedhur edhe të dhëna personale të Redit në pajisjet e mia elektronike.”-shprehet Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post