Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në Syri Tv, ka folur për betejën elektorale të zgjedhjeve në 2025.
Këlliçi ka theksuar se me vendosjen e Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut, si drejtues politikë të PS në Qarkun e Tiranës, Edi Rama, ka zgjeruar diapazonin e grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit.
Gjithashtu, drejtuesi politik i PD për Tiranën, u shpreh se kjo zgjedhje e Ramës ka qënë një dritë jeshile për SPAK që të vepronte ndaj Veliajt.
Këlliçi: “Erion Veliaj tashmë ëshë i vdekur politikisht, e ka pranuar vetë PS dhe Edi Rama në vendimmarrjen e tij. Është fakt i ditur botërisht. Vendimmarrja e djeshme ka qënë edhe një dritë jeshile për SPAK që janë të lirë për të goditur Erion Veliajn.
Ai dukshëm ka zgjeruar diapazonin e grupit të strukturar kriminal të Tiranës. Nëse deri dje kishte vetëm Erion Veliajn që është pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i grupit të strukturar kriminal 5D në Bashkinë Tiranë, tashmë ky grup zgjerohet me dy anëtarë të tjerë.
Vjen Elisa e inceneratorit të Fierit, Elisa e matsave e tenderave në ujësjellësin e Fierit përmes të shoqit, Elisa e 5 milionë eurove në doganat shqiptare në katër vitet e para, dhe pastaj vjen Ogerta Manastirliu personi përgjegjës i shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë me kontrata korruptive në shëndetësi dhe shkatërrimit të sistemit arsimor aktualisht, mbylljes së shkollave, ku në këtë ditë të parë të vitit arsimor nisim me një lajm negativ me rënien e numrit të nxënësve me 125 mijë më pakë se një vit më parë.
Përgjegjës kryesor për humbjen e lartë të jetëve gjatë pandemisë Covid-19 përgjegjëse ka qënë Ogerta Manastirliu. Në raport me drejtësinë iu la fatura Ilir Beqajt dhe kjo doli e palagur.
Është zgjeruar diapazoni i grupit të strukturuar kriminal dhe i korrupsionit, pra hyjnë edhe këto dy pesha politike që vijnë me bagazhe shumë të mëdha korrupsioni.
Vetë fytyra e Veliajt që nga dita e djeshme nuk është më Gramoz Ruçi në PS personi që nuk qesh kurrë por është vetë Veliaj i cili tregon se si e ka pritur vendimmarrjen e kryetarit të partisë”.
Diskutime rreth kësaj post