Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka premtuar transport publik falas dhe modern në kryeqytet.
“Ne do të jemi kryeqyteti i tretë në Europë pas Talinit dhe qytetit të Luksemburgut që do të ofrojmë transport publik falas. Transporti publik do të modernizohet dhe do të jetë zgjedhje e parë për udhëtarët. Tirana do të shpejtojë ritmin e lëvizjes”, ka deklaruar Këlliçi gjatë një takimi elektoral.
Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se transporti publik falas, ndonëse lehtëson xhepat e qytetarëve, është zgjidhja e duhur për transportin publik.
Diçka e tillë mund të çojë në degradimin e linjave urbane dhe vështirësi në investime për modernizimin e tyre.
Jo shumë qytete në botë ofrojnë transport publik falas, siç edhe vetë Këlliçi ka pohuar, në Europë janë vetëm dy qytete të tilla.
Këlliçi më herët është shprehur se një tjetër shqetësim që ai kërkon t’i japë zgjidhje, është trafiku i rënduar dhe mungesa e vendeve të parkimit në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post