Deputeti Belind Këlliçi e ka cilësuar si një shfaqje për të bërë show dhe propagandë fjalimin që mbajti kryeministri Edi Rama dje në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.
Këlliçi pretendon se Rama u soll në atë mënyrë për të shmangur dhënien e llogarisë për gjendjen reale të vendit tonë.
Sipas tij, nëse do të kishte patur një nismë nga kreu i qeverisë, ajo do të ishte propozimi për një rezolutë tjetër, që do të rrëzonte atë të Dick Marty-t për krimet e luftës në Kosovë.
“Nëse do të kishte patur nismë, nuk pati aksion, se nuk e do ai zotëri ndryshimin e rezolutës. Ai bëri shoë dje për të shmangur për tu pyetur për gjendjen reale se ku është Shqipëria sot, ku është niveli i korrupsionit, pse jemi vend trazit i drogërave të forta, kultivimit të kanabisit, etj, etj. E shmangu këtë temë me temën tjetër. Unë këtë po kërkoj përkthimin e gjithë asaj retorike ditën e djeshme në një nismë konkrete dhe nisma konkrete ishte që t’i kërkonte asamblesë nismën e një rezolute tjetër për të rrëzuar atë rezolutë para 11 vitesh”, theksoi deputeti.
Diskutime rreth kësaj post