Belind Këlliçi bën me dije se është dorëhequr si kryetar i Forumit Rinor të PD-së. Ai u shpreh se në mënyrë protokollare do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD.
Deklarata e Këlliçit:
“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post