I votuar me numrin më të madh të votave në garën e Këshillit Kombëtar, Belind Këlliçi. nuk mundi dje të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë nënkryetar i PD-së.
Ai u rendit pas Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit.
Pas votimit ka reaguar aktivistja e Foltores, Evi Kokalari, sipas së cilës, votimi i një dite më parë tregoi realisht se kush ka mbështetje kur nuk orientohet vota.
Postimi i Kokalarit:
“Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!!
Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë.
Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.
Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit.
Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne.
Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj sfide, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur”, shkruan Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post