Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, në takimin e sotëm me banorët e njësisë nr.3 ka folur për disa nga shqetësimet kryesore të qytetit.
Ai thotë se do të punojë me ekipin e tij për të evidentuar dhe zgjidhur problematikat në çdo cep të Tiranës.
Duke e cilësuar kryebashkiakun Veliaj si një e keqe e madhe, ai thotë se është një model i tmerrshëm i qeverisjes vendore.
Po ashtu, Këlliçi thotë se Veliaj është më i keq dhe se Kryeministri Rama dhe këtë sipas tij e thonë edhe të majtët.
“Erion Veliaj është më i keq se Edi Rama dhe këtë e thonë të djathtët patjetër, por këtë e thonë dhe të majtët. Veliaj është një e keqe shumë e madhe, është një model, është çështje modeli të tmerrshëm për Shqipërinë”,– ka thënë Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post