Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me financimet ruse në PD.
Këlliçi foli për financimet ruse në Partinë Demokratike, ku përgjegjës të vetëm bëri ish-liderin demokrat, Lulzim Basha.
Sipas Këlliçit, duhet të mbajë përgjegjësi kushdo që ka qenë i lidhur me atë aferë.
“Ata që i kanë lënë një njollë PD-së, duhet të largohen. PD duhet të marrë vesh njëherë të vërtetë.
Lulzim Basha rezultoi një dështim politik në drejtimin e opozitës. PD nuk mund të ketë një njollë për shkak të veprimeve të një lidershipi.
Personat që kanë qenë përgjegjës të bëhen transparentë. Uroj që askush në PD të mos dalë i lidhur me këtë aferë. Personat që kanë pasur dijeni të mbajnë përgjigjësi,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post