BRUKSEL, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian miratoi sot zgjatjen për një periudhë tre mujore të kontrolleve të ushtruara në disa kufij brenda hapësirës Schengen, një masë e përfshirë në 2015 nga pesë shtete përballë fluskit të paprecedentë migrator.
“Këshilli Evropian që përfaqëson 28 shtetet anëtare miratoi një rekomandim të Komisionit duke autorizuar zgjatjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë e brendshëm të BE-së në rrethana të jashtëzakonshme”, sipas një deklarata.
“Objektivi ynë i fundit është stabilizimi i situatës në Schengen në mënyrë të shpejtë. Edhe pse nuk jemi ende drejt fazës përfundimtare, situata po përmirësohet. Zgjatja nuk do të vijojë më shumë se tre muaj”, komentoi ministri i Brendshëm sllovak, Robert Kalinak vendi i së cilit mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së.
Rekomandimi i miratuar nga Komisioni më 25 tetor i mundëson shteteve anëtare të BE-së për vijimin e kontrolleve përtej afatit të fundit më 12 nëntor, që shënonte fundin e shmangieve të paprecedenta të rregullave të lëvizjes së lirë./
/v.b/
Diskutime rreth kësaj post