Ditën e sotme, as institucioneve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Francës, edhe Belgjika, kanë vendodur të ndalojë ministrat federalë dhe nëpunësit civilë të përdorin Tik-Tok, në telefonat inteligjentë dhe kompjuterë për shkak të defekteve në aplikacion në lidhje me sigurinë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, e shqyrtoi çështjen pas disa kërkesave të kryeministrit Alexander de Croo.
Si Sigurimi Shtetëror, ashtu edhe Qendra për Sigurinë Kibernetike të Belgjikës, kanë paralajmëruar se, “Tik-Tok mbledh një sasi të madhe të dhënash nga përdoruesit, pa dijeninë e tyre, mund të manipulojë lajmet dhe përmbajtjen përmes algoritmeve, ndërsa ligji kinez e detyron Tik-Tok të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze”, thekson Soir.
“Një vendim logjik dhe i nevojshëm”, tha zëvendëskryeministri belg Georges Gilkinet.
Dje i njëjti vendim u miratua nga qeveria flamande dhe qeveria valone, e drejtuar nga Elio di Rupo, pritet të bëjë të njëjtën gjë shumë shpejt.
Diskutime rreth kësaj post