Belgjika konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi sot kryeministri belg Charles Michel në takimin e zhvilluar sot në Bruksel, me kryeministrin Edi Rama
Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri Rama sjell pamje të këtij takimi ku u konfirmua mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit europian të vendit tonë.
Gjatë takimit, kryeministri belg shprehu po ashtu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave të Shqipërisë në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Diskutime rreth kësaj post