Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko ishte i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Abc News, ku komentoi drekën e ish kryeministrit Sali Berisha, Gazmend Bardhit dhe 35 deputetë të PD-së në një restorant luksoz. I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi, Bejko e cilësoi si një veprim amoral dhe jo politik.
“E shoh një veprim amoral, jo politik. Këta deputete ende s’e njohin Berishëm. Si boksieri kur s’ka fuqi të të mundë me grusht, të përqafon që të mos e gjuash. Berisha ka një vit që i quan pengje të Ramës, edhe i ka rrahur dhe kërcënuar, nuk ka lënë gjë pa thënë. Si duket ata janë kompleksuar.
Është kjo që ne nuk jemi ata që e ndajmë partinë. Ky kompleks i ka çuar të ulen për drekë por jo me Berishën. E dyta, dihet se PD-së së Alibeajt nuk ka funksionuar si parti por si grup parlamentar.“, tha ai. I pyetur nga Xhokaxhi nëse ishte naivitet apo një lojë, ai shtoi:
“Do të besoja që të ishin naiv. Nuk kam prova që janë në lojë por ka figura politike që thonë ta lëmë që të konsumohet Berisha dhe të futemi të bashkohemi si parti. Të largohet Berisha dhe ne të tjerët me një sistem dakortësie, të miratohet programi i partisë, të vendosim marrëdhënie të qarta me ndërkombëtarët”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post