Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Jori dhe Luizi krijuar një miqësi me njëri-tjetrin sapo ajo u bë pjesë e shtëpisë. Të dy i shikonin në shtëpi duke kënduar kërcyer dhe duke bërë humor me njëri-tjetrin ama duket se kjo miqësi zgjati shumë pak. Vetëm pak më parë Luizi i ka thënë Jorit se për të nuk është më mikja e tij dhe se do ta eleminoj nga shtëpia, kjo pasi Luizi nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë. Gabimi i parë për të ishte që bëri pjesë edhe Luizit tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri për ta provokuar Luizin. Edhe pse Jori shprehet se nuk e ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mbledhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim.Ishte Dea Mishel ajo që u përgjigj lidhur me një këngëtar shumë të dashur.
Diskutime rreth kësaj post