Biznesmeni dhe politikani i njohur shqiptar i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur këtë mbrëmje e sotme për jetën e tij personale dhe mënyrën si ndërtoi gjithë pasurinë. Në një intervistë për “Opinion”, ai tregoi dhe një moment kur i ka shpëtuar vdekjes.
Pacolli tha se në vitin 1979, një vonesë e avionit në Uashington bëri që ai të mos fluturonte drejt Varshavës. E kjo gjë në fakt i shpëtoi jetën, pasi ai avion u përplas duke u marrë jetën të gjithë pasagjerëve në të.
Behgjet Pacolli: Në Mars të 79-ës unë kam udhëtuar prej Mexico-s në Uashington dhe kam pasur për të marrë një aeroplan për në Varshavë. Dhe aeroplani vonohet aq shumë sa nuk arrij ta marr dhe më kujtohet atëherë kisha disa këpucë të plastikës dhe m’u djersitën këmbët aq shumë e në moment e kam parë kur është mbyllur ai gate. Insistova te një polic për të hipur sepse kisha një takim të rëndësishëm. Këtë e kanë të mirë amerikanët, për këtë unë nuk insistoj më asnjëherë. Dhe të nesërmen unë zgjohem dhe shoh gazetën se i lë gazetat nën derë dhe shoh “Aircrash over Warshaw”. E lexoj dhe shoh që është aeroplani që ka shkuar prej Uashingtonit.
-Që duhet të ishe dhe ti brenda?
Behgjet Pacolli: Që duhet të isha unë.
-Asnjë pasagjer nuk shpëtoi ë?
Behgjet Pacolli: Unë kam telefonuar, asnjë s’ka shpëtuar. Telefonoj në Varimex më kujtohet mirë dhe ajo sekretaresha më thotë më falni kush jeni, jeni vëllai i tij? Ju keni vdek dje thotë, ne ju kemi pritur në aeroport dhe avioni është rrëzuar. Na vjen keq i them, unë kam shpëtuar. Si more?! A ma jepni zonjën në telefon, kur e kam thirrur atë dhe nuk besonte.
Diskutime rreth kësaj post