Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u shpreh sot se mbështet ‘Ballkanin e Hapur’, duke dalë kështu kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e kundërshton këtë nismë.
Në një lidhje direkte në emisionin ‘7pa5’, Pacolli tha se nuk mund të jetë në jehonën e atyre që nuk njohin parimet e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, parimet e kësaj iniciative janë parime që do e ndihmonin shumë Kosovën.
Deklarata e Pacollit:
“Unë nuk mund të jem në jehonën e atyre që vetëm flasin e nuk dinë çfarë flasin. Nuk i njohin parimet e Ballkanit të hapur. Unë jam mbështetës i Ballkanit të hapur, kam qenë mbështetës i idesë edhe më përpara. Kur kam qenë President, kam ardhur në Shqipëri dhe kam folur për një rajon me tregti të lirë, një rajon që do të kthehej në një paradhomë për BE për të hyrë në atë sallonin e madh të Bashkimit Europian. Unë e di se parimet e kësaj iniciative janë parime që do e ndihmonin shumë Kosovën edhe për afirmimin e saj si shtet i pavarur edhe në ekonominë e saj edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Pacolli.
Diskutime rreth kësaj post