Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se një shtet të cilit nuk ia ka përmendur emrin, e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Përmes një letre i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i shtetit në fjalë kanë shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.
Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Whatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës.
“Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore, sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore”.-tha ai.
“Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht; Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer formalitetet e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, shkruan Pacolli.
Diskutime rreth kësaj post