Ditën e sotme, ashtu siç ishte paralajmëruar në 109-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë, ka nisur puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ku është prezent edhe biznesmeni Behgjet Pacolli.
I pranishëm në ceremoninë e organizuar në Vlorë, ishte edhe Behgjet Pacolli, ku nuk ka kursyer elozhet ndaj Kryeministrit Rama, të cilin e ngriti në “qiell”.
Pjesë nga fjala e Pacollit:
“Ky është kryeministri që unë preferoj, një kryeministër me energji të paparë, një kryeministër me dashuri dhe dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar Shqipërinë. Kryeministër ja keni ndalë kësaj pune, ju përgëzoj në rrugëtimin tuaj, jeni duke punuar për qytetarët më të mirë dhe ne kemi të drejtë të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vetveten dhe për gjithë miqtë tanë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, u shpreh Behgjet Pacolli.
Diskutime rreth kësaj post