Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pohuar se është kthyer në parlament vetëm 10 ditë pas lindjes së djalit të saj, Kren.
“Shkova në parlament, nuk e di a konsiderohet punë nga Çuri këtu. Por pas 10 ditësh, po shkova. Është detyra, puna jonë. Kren dhe Nalta, mua më tingëllojnë bukur të dyja fjalët dhe më tingëllojnë muzikore.
Këtë gjë ma pyesin edhe familjarët e mi. Janë dy emra të bukur, më pëlqen gegënishtja si tingëllon. Të dy emrat janë shqip, të shkurtër, me kuptim. Më pëlqejnë emrat e shkurtër shqiptar. Për tani mjaftojnë dy fëmijë”, tha Spiropali në Zonë e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post