Politikani demokrat Lulzim Basha, ka qenë pasditen e kësaj të marte në Kalanë e Krujës, ku bashkë me ambasadorin amerikan William G. Walker. Me ta, kanë qenë dhe biznesmenë e intelektualë të Shqipërisë e Kosovës.
“Kujtime të paharrueshme me mikun e shqiptarëve Ambasadorin William G. Walker gjatë vizitave mbresëlënëse në Kalanë e Krujës, në 555 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe në Kalanë e Beratit e Muzeun Onufri ku mishërohen vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan Basha, teksa ndan foto nga vizita në Krujë.
Një ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj ka nderuar ambasadorin William G. Walker me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”.
Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan 45 qytetarë të pafajshëm nga trupat paraushtarake të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.
Diskutime rreth kësaj post