Sipas raportimeve nga media spanjolle Marca, Vinicius Junior pritet të fitojë Topin e Artë 2024, një çmim që do të dorëzohet më 28 tetor në Paris.
Pas dominimit të gjatë të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Vinicius, lojtari brazilian i Real Madridit, duket se ka mposhtur konkurrentët e tij, përfshirë bashkëlojtarët e tij Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, si dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.
Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për Vinicius, ku ai kontribuoi me 24 gola dhe 11 asistime, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Këto arritje janë arsyeja kryesore pse ai konsiderohet favorit për këtë çmim të rëndësishëm individual.
Diskutime rreth kësaj post