Presidenti Bajram Begaj është takuar në New York me Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme, Josep Borrell. Begaj shkruan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Begaj.
Diskutime rreth kësaj post