Pas dy dekadash në shërbim të institucionit të Presidencës, Edvin Shvarc është shkarkuar nga detyra nga Presidenti i ri Bajram Begaj. Avokati Redon Meksi, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon, deklaroi se juridikisht kemi të bëjmë me një absurditet.
Sipas Meksit, kemi të bëjmë me një shkelje pasi Shvarc i ka kaluar të gjitha etapat për të qenë nënpunës civil ndërsa shtoi se e kanë hequr për të vendosur qeveria patronazhistin e vet.
“Thjeshtë kanë dashur ta heqin nga puna. Shvarc ka kaluar të gjitha etapat për të qenë nënpunës civil. Shkaku që s’ka njehësuar diplomën, absurditet që e kanë hequr. Kjo vjen nga një ushtarak karriere.
Kemi një person që në të njëjtin post ka punuar 19 vjet, tani e heqin nga puna pa shkak, për të vendosur patronazhistin e tyre. Kjo kur vjen nga një gjeneral si Begaj, është shumë e turpshme. Një general s’mund ta bënte këtë. Tejkalon çdo logjikë normale.”-tha Meksi.
Më tej, Redon Meksi deklaroi se Bajram Begaj nuk është Presidenti që duam, nisur edhe nga lëvizja e fundit për të hequr nga puna Edvin Shvarc.
“Presidenti bën këto sjellje, s’është veprim ligjor, e frikshme dhe e turpshme. Të heqësh dikë nga puna që ka qenë për 19 vite. Ka shërbyer për popullin shqiptar për kaq vite. Vjen ky zotëria, thotë e kam parë që diploma jote nuk është njehësuar, absurditet. Shpërblimi që marrin ata që i shërbejnë këtij vendi. Ata që vjedhin e rrjepin vetëm emërohen e rriten nëpër grada.”-tha Meksi.
Diskutime rreth kësaj post